olicia e Shtetit kërkon 25 kilogramë drogë të llojeve të ndryshme për të stërvitur qentë. Me anë të një shkrese dërguar Prokurorisë së Përgjithshme, të publikuar nga Syri TV, Policia e Shtetit kërkon 25 kilogramë drogë të llojeve të ndryshme, për të stërvitur qentë e policisë së Shtetit.
Në një tabelë të ndarë në sasi të ndryshe, kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu kërkon: 4 kilogramë eroinë, 6 kilogramë kokainë, 5 kilogramë ekstazi, 5 kilogramë marijuanë dhe 5 kilogramë vaj kanabis sativa.
Sipas shkresës së firmosur nga vetë Veliu, kreu i Policisë së Shtetit shton se në muajin tetor të vitit të shkuar kanë kërkuar dhe marrë heroinë e kanabis në formë çokollate, por që për trajnimin e qenve të Policisë së Shtetit, duhen edhe llojërat e tjetra të lëndës narkotike.
Shkresa e plotë:
I nderuar Zoti Prokuror i Përgjithshëm, Ju informojmë se Instituti i Përgatitjes së Qenve të Policisë, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ka paraqitur disa kërkesa në vite për furnizim me lëndë narkotike për nevoja të trajnimit të qenve të shërbimit policor.
Bazuar në udhëzimin e Përbashkët të Prokurorit të Përgjithshëm, të Ministrit të Brendshëm, Ministrit të shëndetësisë, ministrit të mjedisit nr.2874, datë 15.05.2017, “Për trajtimin e bimëve, lëndëve narkotike apo psikotrope dhe prekusorëve kimikë, të sekuestruara” pika 9.1, për plotësimin e nevojavë të Institutit të Përgatitjes së Qenve të Policisë me lëndë narkotike, për trajnimin e qenve të shërbimit policor, kemi kërkuar në vijimësi pranë Institucionit tuaj: Në muajin tetor falë mbështetjes tuaj është bërë i mundur sigurimi i një sasie heroine dhe kanabis sativa (çokollatë), por që nuk mjafton që trajnimi të realizohet vetëm me këto dy lloje lënde narkotike.
Nisur nga fakti që trafikimi i lëndëve narkotike përfshin të gjitha lloje: (heroinë, kokainë, marijuanë, ekstazi, vaj cannabis sativa), qentë e shërbimit të policisë duhet të trajnohen për zbulimin e tyre. Mungesa e këndëve narkotike si në Institut edhe për strukturat vendore të policisë vazhdon të jetë një problem shumë shqetësues.
Për sa më sipër, kërkojmë mbështetjen tuaj për sigurimin e lëndëve narkotike sipas sasisë së përcaktuar më poshtë: Heroinë 4 kg, kokainë 6 kg, ekstazi 5 kg, marijuanë 5 kg, vaj kanabis sativa 5 kg.
Duke ju falenderuar për bashkëpunimin,
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.