Partia Socialiste ka konkretizuar nismën për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Konferenca e Kryetarëve ka futur këtë kërkesë firmosur nga 47 deputetë në kalendarin e punës së Kuvendit. Konferenca e Kryetarëve miratoi po ashtu programin e punës së Kuvendit për periudhën 10 maj-9 korrik 2021. Konferenca vendosi zhvillimin e seancave plenare në datat 4 maj, 6 maj, 13 maj dhe 20 maj 2021.
Kujtojmë se nisma për shkarkimin e presidentit Meta nisi që përpara zgjedhjeve e 25 prillit. Paria Socialiste e akuzon Metën për shkelje të rënda të kryera përpara dhe gjatë fushatës zgjedhore. Paralajmërimi për shkarkimin e Metës erdhi fillimisht nga kryeministri Edi Rama, dy ditë para zgjedhje të 25 prillit.