Igli Madani ishte shoferi i “Audi-t” që shkaktoi aksidentin tragjik në aksin Fier-Vlorë, ku humbën jetën 4 anëtarët e familjes Gushi, mes tyre edhe dy vajzat 9 dhe 14 vjeçe.
22 vjeçari u arrestua nga policia, por nuk është një emër i panjohur për efektivët, pasi gjatë 3 viteve me patent, ai ka marrë 8 gjoba, ku 4 prej tyre kanë qenë për parakalim të gabuar.
2 gjoba i ka për xhamat e zinj, 1 për tejkalim shpejtësie dhe një tjetetër për aksident me plagosje. Çështja e aksidentit me plagosje është pushuar, por Madani është hetuar edhe për kanabis dhe përleshje fizike.