Sherri i Boçit me biznesmenin, shoqërohen tre dëshmitarë në Elbasan

Policia shoqëron tre persona të cilët kanë qenë dëshmitarë gjatë konfliktit mes Luçiano Boçit, kandidat për deputeti i Partisë Demokratike në Elbasan me biznesmenin Gjergj Luca.

Konflikti mes tyre ndodhi në një lokal në Labinot, ndërkohë tre dëshmitarët e shoqëruar pritet të zbulojnë se si ndodhi i gjithë sherri.

Boçi u shpreh se ishte në një takim elektoral dhe Luca i është afruar, e ka ofenduar si dhe ka pasur përplasje fizike. Boçi gjithashtu thotë se gjatë përplasjes biznesmeni e ka kërcënuar me jetë.

“Isha në një takim elektoral në Labinot, Ku z.Luca ka disa biznese. Kisha një takim me demokratët dhe ai është afruar duke më ofenduar dhe më pas ka pasur një përplasje fizike. Gjate përplasjes më ka kërcënuar me jetë. Menjëherë pas incidentit i jam drejtuar organeve ligjzbatuese për të kryer procedurat”, ka thënë Boçi.

Ndërkohë nga ana tjetër Luca në një deklaratë për mediat shprehet se jo vetëm është dhunuar, por edhe grabitur nga ana e Boçit, i cili sipas tij i ka marrë telefonin në momentin kur janë përplasur në një lokal.

Author: admin