Sherr në studio/ Spiropali pranon hapur: Njerëzit janë ende në çadra, marrin bonusin e qirasë dhe rrinë! Gjekmarkaj vë duart në kokë: Merre tagjinë dhe haje!

Ministrja Elisa Spiropali është përplasur me gazetarët Robert Rakipllari dhe Agron Gjekmarkaj.

Në një lidhje me Skype në “Open”, Spiropali deklaroi se, qeveria nuk e ka mbajtur dot premtimin për t’i futur të gjithë qytetarët që mbetën pa shtëpi pas tërmetit, pasi nuk e parashikonin dot pandeminë.

Nga studioja, Gjekmarkaj vuri duart në kokë, teksa dëgjonte Spiropalin të thoshte se ka qytetarë që marrin bonusin e qirasë, por rrinë vetë në çadra sepse nuk duan të braktisin tokat dhe gjënë e gjallë që kanë.

Pjesë nga biseda:

Robert Rakipllari: Thatë që deri në fund të muajit dhjetor nuk do të ketë më asnjë person në çadër.

Elisa Spiropali: Sigurisht more që ka, ka edhe njerëz në çadra, ja ta shpjegoj unë. Kemi dhënë 13 mijë e 200 bonuse qiraje. Ka qytetarë që kanë zgjedhur të marrin bonusin e qirasë, por të mos lëvizin nga fshati ku janë. Kjo për shkak të tokës dhe bagëtive. Por, është fakt që kanë përfunduar 1000, deri në pranverë do të përfundojnë 2500 në total. Gjekmarkaj ul kokën dhe vë duart në kokë sepse nuk të pëlqejnë shifrat dhe faktet. Por, kjo është shenjë kompleksi. Deri në fund të vitit, 4 mijë njësi individuale do të ndërtohen, ka filluar ndërtimi i lagjeve të reja. Gjekmarkaj është mësuar të shkruajë letërsi bajate. Mos bëj shenja të tilla.

Agron Gjekmarkaj: Këta gënjejnë për shtëpinë, rrogën, etj. Merre këtë tagjinë dhe konsumoje. Zonja ministre merret me mimikën time, me gjestet e mia me sjelljet, çi duhet asaj se çfarë bëj unë.

Elisa Spiropali: E ke konsumuar në ndonjë studio. Ti mund të hash bukë e të pish, por vijmë këtu për publikun. Përgjigju me fakte Gjekmarkaj, se je burrë me thinja, por s’të shkojnë fare.

Robert Rakipllari: Moj zonjë, ke thënë që në fund të dhjetorit nuk do ketë asnjë person në çadër, tani thua në pranverë. Thuaj që nuk e mbajtëm dot premtimin.

Elisa Spiropali: Ishte e pamundur ta parashikonim që në mars do të mbylleshim për shkak të pandemisë. Jemi dakort apo jo?

Robert Rakipllari: Jo.

Elisa Spiropali: Por, jemi përpjekur për të bërë më të mirën për të marrë edhe fondet nga BE-ja.

Eni Vasili: Por, pra por nuk është mbajtur, apo jo? Jo tpz.al

Author: admin