Shenjat më gjaknxehta të horoskopit! Si të silleni, kur jeni në kontakt me to

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Argan Hair Mask
Me vaj argani që s’pyet për flokë të thatë – vetëm butësï...
Shop Now

Të gjithë kanë momentet e tyre të gjaknxehtësisë, por këto shenja janë më gjaknxehta se të tjerat. Nëse keni të bëni me këto shenja, do të kuptoni se janë ndër më impulsivet e zodiakut.

1- Dashi:
Dashi është një shenjë që shpesh vepron pa menduar dhe njerëzit me këtë shenjë janë të padurueshëm, veprojnë pa pritur edhe nëse bëhet fjalë për rreziqe të mëdha.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Shampo kunder Zbokthit
Pa sulfate, pa parabene – vetëm dashuri për flokët tuaj! 💚...
Shop Now

2- Akrepi:
Plutoni dhe Marsi janë planetet e Akrepit. Marsi i bën personat me këtë shenjë shumë impulsivë. Akrepi ka një art të bllokimit të çdo kundërshtari dhe mbyll çdo thashethem me kritikat e tij. Kjo është efiçente por mund të lëndojë njerëzit e tjerë. Akrepat kanë tendencën për tu shqetësuar, për të bërë shumë pyetje dhe të nxitojnë drejt gjërave pa i menduar më parë. Është një shenjë që se ka frikë rrezikun. Janë në gjendje të vendosin veten në rrezik në mënyrë që të shpëtojnë një situatë apo person që e vlerësojnë.

3-Ujori:

Kjo është një shenjë shumë e nxituar që dëgjon vetëm veten dhe shpërfill gjithmonë idetë e të tjerëve për punë, pushime e udhëtime. Njerëzit me këtë shenjë nuk qëndrojnë në të njëjtin vend, janë shumë të lëvizshëm. Gjithmonë bëjnë qejf apo tallen me gjërat që mendojnë të tjerët. Si përfundim, Ujorët nuk bëjnë asgjë tjetër përveç asaj që kanë të ngulitur në mendjen e tyre dhe shpesh veprojnë me impulsivitet të papritur.

Por si mund t’ja dilni që të jetoni pranë këtyre shenjave?

Për t’i shpëtuar çdo presioni, njerëzit “Dash” duhet të ecin ose të merren me sport. Nëse dilni ose punoni me një “Dash”, propozojini atyre disa aktivitete sportive që do tu lejojnë atyre të heqin mendjen dhe t’i kthejnë gjërat në normalitet.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Seti me Argan
Hej yje, linja e flokëve nga @kooswalla.al është një dashuri e vërtetë...
Shop Now

Për sa i përket Akrepit, ftojini të praktikojnë artet marciale sepse kjo i bën ata të sfidojnë energjinë e tyre.

Ndërsa ujorët ftojini të meditojnë dhe të udhëtojnë që të sfidojnë energjitë e tyre. Jepuni atyre shumë hapësirë.

Author: admin