Ata kaluan shumë, u përballën me vështirësi dhe panë që jeta e tyre po ndryshonte rrënjësisht.
Përgjegjës për “telashet” e tyre përveç eklipseve në boshtin Demi-Akrep – ishin dy planetë kërkues, Saturni dhe Plutoni. Këto planete i sollën lart e poshtë dhe u dhanë disa mësime të vështira. Dhe në disa raste, këto shenja detyroheshin të “rivendosnin gjërat” dhe ta nisninpërsëri nga e para.
Në veçanti, i referohemi Demit, Luanit, Akrepit dhe Ujorit të ditëve të para, si dhe Peshqve, Virgjëreshës, Binjakëve dhe Shigjetarit, gjithashtu të ditëve të para. Të qëndrueshmet u ndikuan nga Plutoni tek Ujori dhe ato të ndryshueshmet u ndikuan nga Saturni tek Peshqit.
Edhe pse pak ditën kanë mbetur nga 2023 nuk do të ketë asnjë ndryshim në vitin 2024, pasi Plutoni hyn sërish në Ujor pas kursit të tij retrograd në Bricjap.
Ata që pritet të shohin “dritën në fund të tunelit”, njëfarë përparimi dhe fati për të buzëqeshur sërish, janë të ndryshueshmit (Binjakët, Virgjëresha, Shigjetari dhe Peshqit) të dhjetë ditëve të para, sepse nga njëra anë ata shpëtojnë prej Saturnit dhe nga ana tjetër do të kenë në favorin e tyre Jupiterin te Binjakët që nga maji e në vazhdim.
11 thoughts on “Shenjat e horoskopit që vuajtën në 2023 dhe ato që do të buzëqeshin në 2024”
Comments are closed.