Shembet ura në Darëzezë të Fierit, bie në lumë një mjet, plagoset shoferi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fier, ku është shembur ura në Darëzezë të Fierit.

Bëhet me dije se në momentin që është shembur ura, mbi të ka qenë një një mjet i tonazhit të rëndë.

Dyshohet se ura e amortizuar është shëmbur nga pesha e mjetit. Si pasojë e këtioj incidenti ka mbetur i plagosur shoferi i mjetitt.

Personi i plagosur është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të incidentit.

Author: admin