SHBA, shteti i parë në botë që po vaksinon kafshët

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Argan Hair Mask
Me vaj argani që s’pyet për flokë të thatë – vetëm butësï...
Shop Now

SHBA-të janë bërë shteti i parë në botë që po vaksinon kafshët kundër koronavirusit. Kopshti Zoologjik i San Diegos ka vaksinuar 9 orangutangë dhe po planifikon që të vaksinojë edhe disa shimpanze.

Vendimi për të nisur vaksinimin e kafshëve erdhi pasi në këtë kopsht u verifikuan 8 gorrilla me Covid-19, gjatë muajit janar. Kafshët u infektuan nga një punonjës i kopshtit zoologjik, i cili e kaloi koronavirusin pa simptoma.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Shampo kunder Zbokthit
Pa sulfate, pa parabene – vetëm dashuri për flokët tuaj! 💚...
Shop Now

“Aty kuptuam se kafshët tona janë shumë të rrezikuara. Vendosëm që të bëjmë të pamundurën për t’i mbrojtur, pasi nuk e dimë se si do të ndikojë virusi te ata”, tha Nadie Lamberski, drejtoresha e Kopshtit Zoologjik të San Diegos.

Vaksina për kafshët është prodhuar nga kompania farmaceutike veterinare Zoetis dhe është aktualisht në fazë eksperimentale. Kafshët kanë marrë nga dy doza dhe tani do të shihet se si do të reagojnë ata pas kësaj vaksine.

Author: admin