Kryetari i partisë së pensionistëve, Selami Jenishehri, kërkon patjetër takim me ambasadoren Yuri Kim.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Jenishehri tha se ka kërkuar me anë të një letre, takim urgjent me ambasadoren, për t’i komunikuar faktin se Ilir Meta duhet të arrestohet.
“Ditët e fundit më ka lind nevoja ta takoj Yuri Kim, ti shpjegoj përse zgjedhjet janë të paligjshme dhe Ilir Meta duhet të arrestohet, që nuk firmosi shtyrjen e zgjedhjeve.
Kam detyrim të bisedoj me zonjën Yuri Kim. Ka ardhur përgjigje nga ambasada, që e ka marrë letrën. Po pres. Ja kam dërguar zyrtarisht“, tha Jenishehri.
LEXO EDHE: