DASHI
Je e tërhequr nga një mashkull i shenjës së Dashit? E si të mos jesh. Një mashkull i kësaj shenje është tërheqës dhe i sigurt në vetvete, por çka e tërheq më shumë tek ai një femër është ana e tij e ngrohtë. I ka idetë shumë të qarta dhe di çfarë do dhe si ta arrijë atë. Ëmbëlsia e tij natyrale të surprizon dhe magjeps. Kur të zgjedh të jesh e bindur që do të dijë të të bëjë për vete. Atyre u mjafton pak për të surprizuar një femër. E dinë se një veprim i vogël në momentin e duhur vlen sa për mijëra fjalë.Një femër e shenjës së Dashit është një femër që ecën me mendje. Për ta bërë për vete duhet pikësëpari të fitosh besimin e saj. Mos shpreso ta fitosh nëse ajo nuk është gati. Mos harro se nëse arrin ta bësh për vete ka ndodhur vetëm për faktin e thjeshtë sepse ajo: Të ka zgjedhur ty!
DEMI
Mashkulli i kësaj shenje është një nga më energjikët e horoskopit. Ka shumë vitalitet dhe është shumë simpatik. Ai di se si të sillet me femrat. Të pushton me buzëqeshje, të cilën e ka armën më të fortë. Një mashkull Dem preferon t’i dalë vetë ballë pengesave dhe problemeve. Dashuron veten dhe e di sesa vlen. Preferon të jetë i rrethuar nga persona të ndryshëm dhe adhuron natyrën. Është një ëndërrimtar i madh. Udhëton vazhdimisht me mendje në kërkim të stimujve të rinj.
Femrat e kësaj shenje janë të dashura dhe altruiste. Nëse do t’i bësh për vete duhet të lësh një përshtypje të mirë. Preferojnë të rrethohen nga njerëz si ato, njerëz të mirë dhe plot energji. Ndaj mos i detyro të zbatojnë rregullat e tua. Një person i shenjës së Demit ka shumë të qartë versionin e tij mbi jetën, e sesi duhet të shkojnë gjërat. Është një person shumë i gatshëm për t’u përballur, e nëse është i bindur që ka të drejtë askush dhe asgjë nuk e bën dot të ndërrojë ide.
BINJAKËT
Një mashkull Binjak është një tip që kërkon impenjim. Është e thjeshtë për të, të tërheqë femrat sepse ka një joshje natyrore. Shenja e Binjakëve është e ndikuar nga Mërkuri. Për këtë shkak të lindurit e kësaj shenje janë oratorë të zotët. Arrijnë të qëndrojnë në qendër të vëmendjes dhe nuk mërzisin kurrë. Nëse ju ndodh të dashuroheni me një mashkull të kësaj shenje kini kujdes. Sepse adhuron shumë të flasë dhe urren të ndërpritet në pjesën më të bukur. Duke qenë i vetëdijshëm për aftësitë e tij nuk humbet rast t’i demostrojë, shpesh edhe tepër. Është një “Latin Lover” i vërtetë. Besnikëria nuk është pika e tij e fortë. Vetëm një Binjak shumë i dashuruar nuk ka sy për femra të tjera. Binjaku është një mashkull që dashuron veten. Adhuron sfidat dhe nuk tërhiqet kurrë pas. Ndaj bën gjithçka që ta bëjë për vetë femrën që pëlqen.
Që ta bësh një mashkull Binjak të bjerë në dashuri me ty nuk duhet ta lidhesh shumë pas vetes. Një Binjak është një shenjë e lirë e nëse futet në grackë arrin të vrapojë edhe me këmbët e lidhura. Ndaj duhet ta lini në hapësirën e tij dhe t’ia bëni të qartë që nuk keni qëllim për ta kontrolluar. Vetëm kështu mund të fitoni besimin e tij dhe dalëngadalë edhe zemrën. Stimuloni kuriozitetin e tij. Ai është një mashkull pragmatik.
GAFORRJA
Gaforrja është ndër shenjat më të kujdesshme dhe të ndjeshme të horoskopit. Nëse se njeh nga afër do të mendosh se është një mashkull i ftohtë dhe autoritar, por nuk është kështu. Kur një Gaforre bie në dashuri, zgjat përgjithmonë. E njeh këtë anë të karakterit të vet dhe tenton të ruhet. Nëse nuk të njeh dhe beson plotësisht e ka të vështirë të të dashurojë. Nuk shquhet për joshje dhe pret që të jetë femra që të bëjë hapin e para. Për këtë arsye mashkulli Gaforre tërhiqet nga femrat e sigurta në vetvete dhe nga ajo që di se çfarë do. Adhuron të joshet nga femrat dhe të jetë në qendër të vëmendjes së tyre. Por ama kur e ndjen veten shumë ngushtë tenton të largohet. Sepse ka nevojë për hapësirën e tij, ka nevojë për ato momentin kur është vetëm me veten e tij.
Demonstroja se mund të ketë besim tek ty. Një mashkull i tillë do kohë të lidhet pas teje, e duhet të kesh durim. Vetëm nëse të intereson të kesh diçka me të mund të qëndrosh, pasi në të kundërt do të humbasësh kohën kot. Mos e sforco për asgjë sepse e vetmja gjë që do të fitosh është se ai do të të largohet. Ki durim, ta siguroj se kur të të dashurojë do të jetë nga ato dashuritë që zgjasin për të gjithë jetën.
LUANI
Mashkulli Luan është mbreti i Zodiakut: I fortë dhe kokëfortë. Është një mashkull që nuk dorëzohet para asnjë situate. Është shumë krenar për veten. Mashkulli Luan është një joshës i lindur. Di ta joshë një femër dhe këtë e bën edhe me elegancë. Vështirë të kalojë pa u vënë re. Ndryshe nga pamja e jashtme, mashkulli Luan është edhe shumë i ndjeshëm. I ndjeshëm në sensin që vëzhgon çdo gjë që e rrethon. Ka një sens të lindur kontrolli. Kur nuk është ai që udhëheq rregullat e lojës bëhet keq dhe vuan.
Një femër që tërheq Luanin është një femër totalisht e nënshtruar ndaj tij. Pranë këtij mashkulli duhet një femër e ëmbël dhe e mirëkuptueshme. Duhet të jetë një femër e rezervuar, sepse Luani është një shenjë shumë xheloze. Kurrë mos bëj që të humbasë besimin. Kur bëhet xheloz nuk mendon asgjë tjetër dhe mund të të thotë gjëra që nuk i mendon në të vërtetë.Për ta bërë për vete bëje të ndihet i rëndësishëm, në qendër të botës tënde, edhe pse në praktikë nuk është fiks kështu…! Një mashkull Luan adhuron të jetë i vetmi. Vetëm kështu do të ndihet i qetë dhe do të jetë në gjendje të të ofrojë më të mirën e vetes. Bëje për vete më shumë me vepra, sesa me fjalë. Nëse të dashuron, kjo do të zgjasë për të gjithë jetën!
VIRGJËRESHA
Një mashkull Virgjëreshë është një mashkull kompleks dhe i vështirë për t’u menaxhuar. Adhuron rregullat dhe në përgjithësi jeta e tij është e mbushur me të tilla. Kur gjërat ecin siç ai i ka programuar ndihet personi më i lumtur që mund të njihni, por kur gjërat shkojnë keq është mirë të qëndroni kilometra distancë prej tij. Është një mashkull shumë kokëfortë, nëse mendon se diçka duhet të bëhet në një mënyrë është e pamundur t’ia ndryshoni idenë. Nuk ka durim. Do gjithçka dhe menjëherë e nëse nuk i arrin sillet si një fëmijë kapriçoz.
Në përgjithësi tërhiqet nga femra pragmatike siç është edhe vetë. Por në realitet përshtatet komplet me një tjetër tip femre. Me një femër racionale dhe që reflekton. Që kur mashkulli Virgjëreshë “fluturon” me mendje ajo e zbret më këmbë në Tokë. Pranë tij duhet një femër e zonja, e me këmbë në Tokë. Krijo një jetë të pavarur prej një mashkulli Virgjëreshë. Tregoji se ja del shumë mirë edhe vetëm dhe pikërisht nga kjo gjë ai do të tërhiqet pas jush. Paçi fat!
Është një mashkull pasionant, për të cilin seksi ka shumë rëndësi. Kontakti fizik për të është thelbësor. Tërhiqet edhe nga bisedat konstruktive. Për ta bërë për vete duhet të dish të ngacmosh kuriozitetin e tij. Vëzhgo se çfarë i pëlqen dhe “godite” direkt dhe në zemër. Është një tip shumë i shoqërueshëm. Bën batuta dhe buzëqesh gjithmonë. Nëse je e zonja në kuzhinë, surprizojë me pjatën tënde të preferuar. Kjo është një mënyrë e mirë për ta bërë për vete. Femra që e tërheq është lloji i femrës që i bën të gjitha. Duhet të jetë një femër që kujdeset për veten, por edhe që është e zonja në shtëpi dhe kuzhinë. Me pak fjalë femra ideale! Ka qejf shumë të përkëdhelet, ndaj bëjeni të ndjejë kontaktin me lëkurën tuaj. Është një mashkull i sigurt në vetvete.
AKREPI
Mashkulli i shenjës së Akrepit është tepër inteligjent dhe vëzhgues shumë i mirë i botës që e rrethon. Adhuron të informohet dhe të informojë. Ka një sens të madh karizme dhe i bën gjërat me shumë dëshirë. Është një tip shumë intelektual. Dhe është kjo arma e tij e fortë përballë femrave. Mashkulli Akrep është i aftë me fjalët, arrin të injektojë siguri edhe tek femrat më të brishta. Është një mashkull në të gjithë kuptimin e fjalës.
Po ashtu është edhe shumë romantik. Adhuron ta bëjë të lumtur femrën që ka në krah dhe arrin të bëjë surpriza të paharrueshme. Është shumë i kujdesshëm dhe arrin ta njohë në thellësi një femër, ndaj arrin ta kënaqë edhe me pak. Një Akrep tërhiqet nga femra të ëmbla dhe në dukje të brishta, ato lloj femrash që kur i sheh të vënë në paqe me botën. Që të mbështesin pa kushte dhe që kujdesen për ty. Femra që pas pamjes së tyre të brishtë janë Luanesha të vërteta dhe që dinë se sit a arrijnë atë çfarë duan. Të forta dhe të pavarura. Është ky dualitet që e tërheq një mashkull Akrep.
SHIGJETARI
Nëse jeni dashuruar me një mashkull Shigjetar kini shumë kujdes! Nuk kanë një reputacion të mirë. Një mashkull i kësaj shenjë është plotësisht i dashuruar pas vetes, e kur do shumë veten, rrallë herë ka hapësirë për të dashur të tjerët. Për këtë arsye është e vështirë ta bësh për vete, por të dashura mikesha nëse do ta provoni do të jetë një betejë sfilitëse.
Mashkull Shigjetar është shumë tërheqës dhe tepër i sigurt në vetvete. E pikërisht këto janë karakteristikat që bëjnë për vete femrat. Nëse keni rënë në dashuri me një Shigjetar dhe dëshironi të vazhdoni me të atëherë ju duhet të kini shumë durim. Kur fiksohet me diçka është e pamundur t’ia ndërrosh mendjen. Duhet të bëni rolin e shoqes e pse jo edhe pak të mamasë që të duroni luhatjet e tij të humorit.Nëse dëshiron që lidhja juaj të funksionojë duhet të mos cenosh hapësirat e tij.Kur dashurojmë nuk dëgjojmë zërin e arsyes. E kështu femrat dashurohen me meshkuj që në të vërtetë nuk do t’ia japin kurrë atë që po kërkojnë. E në këtë pikë më mirë të ndërroni rrugë, sepse është thjesht humbje kohe!
BRICJAPI
Mashkulli Bricjap është ndër meshkujt që ka më shumë sukses me femrat. Sekreti qëndron se ai është: I dashur, i ëmbël dhe prezent. Madje dhe shumë altruist. Nëse dikush ka nevojë për ndihmën e tij, Bricjapi nuk ngurron kurrë që t’i vijë në ndihmë. Për këtë motiv në të shkuarën është zhgënjyer shumë, e sot përpiqet të jetë më i tërhequr në këtë drejtim. Mashkulli Bricjap i dedikohet familjes. Preferon të qëndrojë në shtëpi me gruan që do, sesa të dalë me shokët për të pirë birra. Por Bricjapi është edhe një mashkull shumë i vendosur. Ka disa rregulla e kërkon që ato të respektohen edhe nga femra në mënyrë që të vendoset ekuilibër në familje.
Për ta bërë për vete duhet të zbatosh rregullat e tij. Nëse mendon se e dashuron këtë mashkull e vetmja mënyrë ta bësh për vete është t’i japësh atë që ai do. Pra qetësi, stabilitet dhe respekt! Sepse në fund të fundit ka një ide shumë korrekte për jetën dhe nëse e ndjek do të të bëjë veçse mirë. Bricjapin e bën për vete një femër e ngjashme me të. Një femër e qetë, me principe të shëndosha dhe shumë e dedikuar ndaj familjes. Një femër serioze me të cilën të mund të ndërtojë një marrëdhënie serioze. Por në mënyrë që të ruani zjarrin e pasionit mundohuni t’i propozoni pushime, darka me miq. Mos u mbyllni në rrethin familjar. Sepse mund të mësoheni me këtë stil jete. Sepse Bricjapi ka gjithmonë nevojë të stimulohet.
UJORI
Shenja e Ujorit, tek meshkujt, personifikon plotësisht termin xhelozi. Shumë meshkuj që lindin nën këtë shenjë janë shumë posesivë, çka bën që femra t’i largohet. Për ta bërë për vete dhe për të kuptuar nëse vërtet ke rëndësi për të, duhet të luash pikërisht në këtë këndvështrim. Shenjës së Ujorit xhelozia i bën mirë, ose më saktë e lejon të shprehë afeksionin e tij. Një vajzë që do të bëjë për vete një Ujor pikësëpari duhet ta joshë, e më pas të nisë ta bëjë xheloz, çka Ujori di ta bëjë shumë mirë.
Mashkulli Ujor bën shumë pyetje për daljet dhe komunikimet që femra e tij ka me të tjerë, por nuk ja ndalon. Është e nevojshme të nënvizohet se mashkulli Ujor kur xhelozohet kërkon ta maskojë këtë gjë dhe mund të shpikë justifikime për sjelljen e tij. Sa më xheloz të bëhet, aq më tepër mundësi ke ta bësh për vete! Por kujdes! Mashkulli Ujor sado të jetë xheloz, urren që të ketë në krah një femër xheloze. Ai madje adhuron të dalë edhe me femra të tjera. Ndaj duhet të gjeni një ekuilibër të xhelozisë që duhet ta bëni të ndjejë dhe xhelozisë që ju shfaqni ndaj tij. Ndoshta do të duhet kohë që të mësoni si të silleni.
PESHQIT
Të bësh për vete një mashkull të shenjës së Peshqve nuk është shumë komplekse. Mjafton të dish që nuk janë sipërfaqësorë, nuk i intereson çfarë pozite ka femra, çfarë pune apo page ka. Meshkujve të shenjës së Peshqve u intereson vetëm femra që kanë përballë, nga pikëpamje estetike dhe karakteriale.Peshqit, të paktën meshkujt, janë shumë të ndjeshëm. Ndaj duhet të përpiqesh t’i respektosh.
Kjo do të thotë që kur partneri është i trishtuar duhet të përpiqesh t’i qëndrosh pranë. Madje duhet të evitosh shtirjen me të. Një fjalë ose një buzëqeshje duhet të jenë patjetër të sinqerta. Sepse në të kundërt ai do t’ju largohet.Me një partner të shenjës së Peshqve duhet të tregohesh e dashur. Ai kërkon vëmendje. Por jo vetëm, duhet ta bësh të ndihet komod. Kur ta prezantosh me familjen ose miqtë ai duhet të ndihet komod në mënyrë që t’i të kesh mundësinë ta bësh për vete. Bën mirë mos të tentosh ta largosh nga shoqëria, pasi kjo e fundit për të ka shumë rëndësi në jetë.