S’e kanë kot namin! Ja si t’i mbijetoni një Akrepi

Jemi në sezonin e Akrepit. Akrepëve u ka dalë nami si hakmarrës dhe shumë sensualë. Ngjajnë si njerëz të vështirë për t’u menaxhuar apo jo? Sidoqoftë, një Akrep do të tregohet gjithmonë i sinqertë me ju, sepse vlerëson lidhjet e thella shpirtërore. Nuk është aq e vështirë të jetosh me një Akrep, për aq kohë sa ndiqni këshillat e mëposhtme.

Shmangni lojërat

Kini parasysh se janë të pamëshirshëm dhe të shkatërrojnë jetën nëse i prek aty ku s’duhet. Për të mbajtur një Akrep pranë, mjafton të tregoheni të sinqertë. Nuk kanë kohë për marrëdhënie të shtirura.

Hapeni zemrën

Mos i nxitoni. Janë të ndjeshëm dhe do t’ju trajtojnë me dhembshuri për sa kohë u hapni zemrën.

Mos ekzagjeroni

Akrepët do t’ju japin duart nëse bëheni dramatikë. Nëse ju shqetëson diçka, shprehuni dhe përmblidhini ndjenjat në një fjali.

Krijoni besim

Akrepët do të jenë gjithmonë aty për ju, për sa kohë kjo ndjenjë është reciproke. Edhe pse s’do të bien gjithmonë dakord me ju, do t’ju mbrojnë deri në vdekje nëse i keni bërë për vete. Kjo shenjë është e dhënë pas bisedave të thella. Mos u habisni nëse i tregoni sekretin tuaj më të madh një Akrepi, pak orë pasi e keni njohur.

Mos i nxisni të shprehen

Nga natyra, Akrepët janë misteriozë. Nëse i nxisni të shprehen, do të duket sikur po fusni hundët aty ku s’ju takon. Nëse iu krijohet ideja se duhet të vetëmbrohen, do t’ju pickojnë…

Author: horoscope