Gjatë konferencës së sotme përballë gazetarëve, një mënyrë kjo për të justifikuar edhe ‘zullumet’ e fundit të policisë së shtetit, Rama është pyetur edhe për Dritan Lelin.
Duket se tani Rama dhe Leli ndahen nga një humnerë e madhe mes tyre. Por i pyetur për takimin me strukturat e Partisë Socialiste në Vlorë dhe debatet në kryebashkiakun Dritan Leli, kryeministri ka mbyllur konferencën duke mos pranuar të përgjigjet.
Pyetja: Takimi që keni pasur në Vlorë, ku nuk i keni kursyer rezervat për Dritan Lelin. Doja të dija zanafillën, a ka nisur që te refuzimi i ftesës për të dalë kandidat apo për punën si kryetar bashkie?
“Se di ku e pe sesa u kurseva apo sa su kurseva se nuk ke qenë e pranishme aty. Faleminderit të gjithëve”, tha Rama ndërsa mbylli konferencën.