Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 33-vjeçarin Indrit Alushaj, personi që pasi lagu me benzinë, i vuri flakën zyrave të Drejtorisë së Arsimit në Fier.
Përpara se të hynte në gjykatë, ai për mediat ka pohuar se prej tre muajsh kërkonte punë dhe nuk e kishte siguruar një të tillë.
Alushaj ka thëne se i kishin premtuar një vend pune dhe nuk ia kishin dhënë.
Megjithatë, ai ka shprehur pendesë për veprimin që ka kryer.Tpz