Ekziston besimi se kur rastis të shikon orën dhe ajo shënon 11:11, është mirë të shprehësh një dëshirë. Ndonëse të qenit katër 1-sha rresht mund të ngjajë një rastësi e zakonshme dhe e pakuptimtë, numerologjia, shkenca që merret me studimin e kuptimit të numrave ka një teori tjetër.
Çdo gjë që ka një pamje simetrike, si përshembull, katër 1-shat në orën 11:11, merr një vlerë të veçantë sipas numerologjisë dhe shkencave okulte.
Fiset maja parashikonin një ngjarje të veçantë në 21 dhjetor të 2012-ës, në orën 11:11, dhe siç tani e dimë mirë, nuk kishte të bënte me fundin e botës.
Ata parashikuan fundin e një Epoke të Errët, dhe ardhjen e ëngjëjve.
11:11 kuptohet si një kohë e mirë, kur ëngjëjt dhe forcat e së mirës i afrohen një njeriu.
Thënë më qartë, është një orë e mirë.
Nëse e shikon shpesh këtë orë, dhe ndalesh ta mendosh për një çast, besohet se mirësia e atij minuti merr kuptim dhe diçka e mirë do të ndodhë.
/S. H /NOA.al