Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku i është përgjigjur Edi Ramës për grafikun që sot u paraqit nga ministrja Manastirliu në konferencë ku rezultonte se është rritur me 14% aksesi në shërbimin parësor të qytetarëve shqiptarë.
Tabaku thotë se në të vërtetë rritja është 3%, katër herë më pak se grafiku i Ramës, por ky i fundit për të mbuluar dështimet dhe mungesën e rezultateve prodhon grafikë me probleme aritmetike dhe manipuluar.
Nga ana tjetër Tabaku kujton programin e PD për Shëndetësisë, sipas të cilës ofron shërbim që shkon tek qytetari kurse shqiptarët më 25 prill do të vaksinojnë Shqipërinë nga Ramavirusi.
Postimi i plotë:
Kur përpiqesh të gënjesh dhe i sajon numrat si t’i kërkon shefi!
Me një grafik 3D me qëllim keqinformimin e publikut, qeveria dhe Rama po na tregon se Shqiptarët janë më mirë! Kështu për të mbuluar dështimin dhe mungesën e rezultateve konrekte prodhojnë grafikë manipulues plot gabime aritmetike.
Ky grafik i paraqitur sot nga zyra e propagandës në Kryeministri na tregon se rritja është 14%.
Megjithëse edhe një nxënës në shkollën 9 vjeçare e kupton se me një zbritje dhe pjesëtim të thjeshtë rritja është thuajse 3%, pra 4 herë më pak se sa gënjeshtra Rama.
Natyrisht, Rama vazhdon të gënjejë publikisht pa pasur nevojë të mbajë maskë pasi ka 8 vjet që i është futur shqiptarëve në trup si një virus i dëmshëm. Por, shqiptarët në 25 prill do të vaksinojnë një herë e mirë Shqipërinë për të shpëtuar nga Ramavirusi.
Programi jonë i shëndetsisë ofron një shërbim që shkon tek qytetari!