Miliarderi francez Olivier Dassault ndërroi jetë pasditen e sotme pasi helikopteri ku po udhëtonte u rrëzua. Helikopteri që u mori jetën biznesmenit dhe pilotit u rrëzua në Normandi, ku miliarderi kishte rezidencën.
“Olivier Dassault e donte Francën. Kapiten i industrisë, ligjvënës, zyrtar i zgjedhur lokal: gjatë jetës së tij, ai kurrë nuk pushoi së shërbyeri për vendin. Vdekja e tij e papritur është një humbje e madhe”, tha presidenti francez Macron në Twitter.
Dassault ishte djali i madh i industrialistit francez Serge Dassault. Ai u konsiderua njeriu i 361 më i pasur në botë së bashku me dy vëllezërit dhe motrën e tij, me një pasuri prej rreth 6 miliardë euro (7.15 miliardë dollarë) kryesisht të trashëguar nga babai i tij.tpz