Në ngjarjen e rëndë që u rrëzua avioni ushtarak në një zonë pyjore në Filipine, deri më tani raportohen zyrtarisht të pakten 17 persona të kenë humbur jetën, pas rrëzimit të avionit me 92 ushtarë në bord.
Një numër i madh ka qenë edhe ai i të plagosurve, ku mësohet se mbi 40 persona prej tyre janë shpëtuar dhe janë dërguar menjëherë në spital.
Ndërkohë që avioni C-130 Hercules po përpiqej të ulej aeroportin Jolo në provincën Sulu, por tejkaloi pistën dhe u rrëzua. Më pas avioni, i cili u rrëzua në një zonë pyjore, e ndodhur pranë disa ndërtesave, u përfshi nga flakët.
Kujtojmë se avioni ushtarak ishte nisur nga Cagayan de Oro për në ishullin Mindanao.
Mediat vendase raportojnë se autoritetet janë shprehur se nuk kishte asnjë shenjë që avioni të ishte sulmuar, ndërsa më tej hetimet do të nisin menjëherë sapo të përfundojë operacioni i shpëtimit.