Kryetari i bashkisë së Bari, në Itali, Antonio Decaro ka zbitur përsëri në rrugë për të informuar qytetarët se virusi nuk është zhdukur dhe se duhet të mbahet një qëndrim i përgjegjshëm për të mos rrezikuar një bllokim të ri. “Virusi nuk na ka braktisur – nënvizoi Decaro – dhe kjo është një e vërtetë. Nuk ka shpërthime rastesh në qytetin e Barit, por shifrat po rriten nga dita në ditë. Në këto momente vëmendja jonë dhe e autoriteteve shëndetësore rajonale është maksimale sepse ne duhet të parandalojmë që virusi të vazhdojë të qarkullojë në këmbët e pavetëdijes ose falë shpërqendrimit tonë”. “Në ditët në vijim unë do të takoj menaxherët e lokaleve për të diskutuar masat e mundshme që do të merren – vazhdoi kryetari i bashkisë -. Kontrollet janë duke u zhvilluar për qëndrimin në shtëpi të njerëzve në karantinë. Ne absolutisht duhet të shmangim futjen përsëri në urgjencën shëndetësore që do të na detyronte të mbyllnim ambientet, të mbyllim shkollta dhe të kufizojmë orët e qarkullimit “. “Askush nuk dëshiron të trembë askënd – përfundoi ai – por ne të gjithë jemi përgjegjës për veten tonë dhe në këto moment çdo person që bën një sjellje korrekte mund të bëjë ndryshimin. Po përpiqem t’u them këto gjëra sa më shumë njerëzve të jetë e mundur. Nëse keni mundësi, më jepni edhe mua një dorë, me miqtë dhe të afërmit. Ose ne bllokojmë virusin ose ai do të na bllokojë ne përsëri” tha Decaro.//telebari//