Demi Lovato tregon se “pati tre goditje në tru dhe një sulm në zemër” pas një mbidoze në vitin 2018.
Demi Lovato kujton momentin kur mjekët i thanë se kishte qenë disa minuta larg vdekjes. Ylli i pop-it amerikan, thotë në një dokumentar: “Mjekët thanë se kisha edhe pesë deri në 10 minuta më shumë”.
28-vjeçarja gjithashtu u tha gazetarëve: “Mbeta me dëmtime në tru dhe unë ende i ndiej efektet e saj”. Këto efekte përfshijnë shikim të paqartë që do të thotë se ajo nuk mund të ngasë makinën dhe e bëri të vështirë leximin, zbuloi ajo.
Lovato u dërgua në spital në korrik 2018 pasi u gjet pa ndjenja në shtëpinë e saj në Los Angeles. Në serinë e re të dokumentarit më YouTube “Dancing With The Devil”, ajo thotë: “Unë kam pasur shumë jetë, si një mace. Unë jam në jetën time të nëntë.”
Duke folur me gazetarëtn ajo zbuloi pasojat që i vuan akoma. “Unë nuk drejtoj një makinë sepse kam pika të verbra në shikimin tim,” tha ajo. “Për një kohë të gjatë, e kisha shumë të vështirë të lexoja. Ishte një punë e madhe kur isha në gjendje të lexoja një libër, dy muaj më vonë, sepse vizioni im ishte aq i paqartë”.
Ajo tha se po publikon dokumentarin “për të ndihmuar njerëzit që kanë qenë në të njëjtën rrugë si unë”. Lovato ka qenë e hapur në lidhje me luftën e saj me shëndetin mendor dhe varësinë ndaj drogës gjatë gjithë karrierës së saj.
Në një dokumentar të vitit 2012 “Saj strong” (Qëndro i fortë), ajo foli për “betejën e saj të përditshme” me çrregullimet e të ngrënit, vetë-dëmtimin dhe çështjet e shëndetit mendor. Këngëtarja foli për shkallën e abuzimit me substancat narkotike gjatë viteve të adoleshencës në një tjetër dokumentar në 2017.