Reshjet e shiut dhe borës sjellin problemet e para, cilat janë akset me vështirësi në qarkullim

Reshjet e shiut dhe borës në vendin tonë kanë sjellë problemet e para në qarkullimin e mjeteve, ndërkohë që nuk paraqiten shqetësime në akset kombëtare.

Në Qarkun e Korçës, përgjatë natës ka pasur reshje të dendura dëbore në 1300 mbi nivelin e detit. ndërsa treshësia e dëborës ka shkuar deri në 10 cm.

Visit Instagram Profile ➤

Me anë të një njoftimi në rrjetet sociale, Autoriteti Rrugor Shqiptar, bën me dije se në rrugën që të çon në Dardhë rekomandohen zinxhirë.

Informacion mbi gjendjen e akseve kombëtare:

Gjatë natës kanë vazhduar reshjet në të gjithë territorin, por pa sjellë probleme me qarkullimin e mjeteve. Vazhdon qarkullimi normal në të gjitha akset kombëtare. Rënia e materialeve në Muzinë është mbajtur gjithe kohën nën kontroll, për të mos sjellë probleme në qarkullim.

Në aksin Permet-Çarshovë ka paur rënie të materialeve në trup të rrugës. Është ndërhyrë menjëherë me mjete e punëtorë, për të pastruar rrugën dhe qarkullimi t’i kthehet normalitetit.

Në rrugën e Dardhës në orët e para të mëngjesit, për shkak të temperaturave të ulëta rekomandohet që nga km 7 deri në km 14 të qarkullohet me zinxhirë. Kontraktorët janë në gadishmëri për përballimin e çdo situate që mund të paraqitet.

Author: admin