Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot të paqëndrueshëm në të gjithë territorin.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 01°C në 05°C, në zonat e ulëta nga 09ºC në 13°C dhe në zonat bregdetare nga 12°C në 15°C.
Era do të fryejë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.