Sot moti do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot të paqëndrueshëm i shoqëruar me vranësira dhe reshje. Ndërkohë në zonat e thella malore reshje do jenë në formën e dëborës.
Sipas parashikimeve, moti i paqëndrueshëm do të jetë prezent gjatë gjithë kësaj jave.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -4°C në 02°C, në zonat e ulëta nga 02ºC në 08°C dhe në zonat bregdetare nga 05°C në 10°C.
Era do të fryej në drejtim Jugor – Juglindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.