Reperi i njohur shqiptar, Vig Poppa ka pësuar një ndryshim drastik në peshë.
Kjo gjë është vënë re në dy videoklipet e fundit që ai ka realizuar “Futja kepen” me DJ Geek dhe “Alo” me Ronela Hajatin.
Reperi emri i vërtetë i të cilit është Vigan Bardhi, ka treguar për Telegrafin se ka humbur plot 45 kilogramë.
“Deri tash i kam humbur 45 kilogramë, me ushtrime e jetesë të shëndetshme”, ka thënë reperi.
I pyetur për mënyrën se si vendosi ta bënte këtë kthesë në jetën e tij, ai tregoi se ishte ndryshimi i stilit të jetesës që nga zhvendosja e tij në Suedi.
“Jeta pa rregull e rutina që e kom pasur në Kosovë e ka bërë shumë të vështirë e të pamundshme për mua të mbaj peshën në rregull e shëndetin optimal.
Po tash në Suedi po jetoj ndryshe, po ha, po fle, po ushtroj me rregull edhe e gjithë kjo po rezulton në humbje të peshës edhe në përmirësimin e shëndetit tim në përgjithësi”, u shpreh Vig Poppa.