Shqipëria përballet nesër në mbrëmje kundër Çekisë, pas barazimit pa gola me Uellsin në Kardif. Para mediave ka dalë kapiteni Berat Gjimshiti dhe trajneri Edoardo Reja.
“Jemi në prag të një ndeshje të rëndësishme. Jemi konsumuar goxha në ndeshjen tjetër, por impenjimi do të jetë maksimal. Do duhet të shoh lojtarët deri nesër në mëngjes, që të bëj një vlerësim. Më pas do vendos.
E tha edhe Gjimshiti, jemi në një nivel me Çekinë. Janë një ekip që nuk humbin kohë, dalin edhe me top të gjatë përpara. Do të jetë një ndeshje më impenjative. Janë ekip që kundërsulmojnë mirë dhe shfrytëzojnë hapësirat, si dhe janë të shpejtë.
Presim që të shfaqim përmirësime në këtë ndeshje, sidomos në fazën sulmuese. Duhet të jemi më të zotë në kundërsulme. Mbrojtja është e konsoliduar, por duhet të përmirësohemi në sulm dhe të tregojmë që kemi bërë hapa përpara. Është një test për ne, që të krijojmë sa më shumë raste. Do përmirësohemi me kalimin e kohës dhe do e shohim që në ndeshjen e nesërme.
“Italia i mundi 4-0? Për mua miqësoret nuk janë njëlloj, nuk është i njëjti përqendrim dhe e njëjta vendosmëri. Në këtë moment skuadrat mundohen të koalidohen para Europianit. Çekia është kundërshtar shumë i fortë, ka skuadër të mirë dhe janë të aftë në fazën sulmuese.
Duhet pranuar që Italia është shumë e fortë, janë një nga kandidatët për të fituar EURO 2020 së bashku me Francën dhe Anglinë. Ata nuk kanë humbur asnjë ndeshje kualifikuese, por Çekia dhe Uellsi duhen vlerësuar nga të gjithë.
“Sulmi? Po mendohem, nuk kam vendosur ende. Cikalleshi dhe Seferi sigurisht janë pjesë e vlerësimit që do të bëjmë. Do ketë ndryshime, do shoh deri në momentet e fundit. Do shoh formën e tyre deri në momentin e fundit dhe do vendos.
Edhe në mesfushë do ketë ndonjë ndryshim. Do flas me lojtarët, t’i pyes si ndihen. Edhe në pjesën e dytë do bëjmë zëvendësime. Luajmë ndaj një ekipi të fortë si Çekia dhe do të luajmë me ata që janë më në formë dhe që kanë eksperiencë”, tha Reja.