Dy rastet e para me variantin DELTA janë regjistruar në Shqipëri, konkretisht në Gjirokastër.
Mësohet se një studente e ardhur nga jashtë shtetit një ditë më parë nga fshati Asim Zeneli ka shfaqur simptoma të ngjashme dhe komplikacione të njëjtat me variantin Delta.
Ndërsa rasti i dytë është shënuar në Përmet tek një person 45 vjeçar i ardhur dhe ky jashtë Shqipërisë.
Të dy rastet trajtohen në regjim shtëpiak dhe deri tani gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizuar.