Udhëheqësi 61-vjeçar me nofkën dikur “buldozeri” ka vdekur, pas javësh spekulimesh se ishte infektuar me COVID-19. Shumë njerëz do ta kujtojnë atë për trajtimin e diskutueshëm të pandemisë në Tanzani.
Presidenti i Tanzanisë, John Pombe Magufuli, ka vdekur në moshën 61-vjeçare, njoftoi qeveria të mërkurën.
Duke njoftuar vdekjen e tij në një adresë drejtpërdrejt në televizion, nënpresidenti, Samia Suluhu Hassan tha se Magufuli kishte vdekur nga një sulëm në zemër, raporton dw.
Që kur pandemia u deklarua në muajin mars të vitit 2020, Magufuli kishte minimizuar ashpërsinë e virusit.
Në një moment, ai u tall me objektet e testimit të coronavirusit të vendit, duke thënë se kishte dërguar fshehurazi mostra të deleve dhe se ato dolën pozitive.
Tanzania kishte ndaluar së përditësuari numrin e njerëzve të infektuar dhe të vdekur për shkak të COVID-19.
Shifrat e fundit të coronavirusit të vendit u dhanë në maj të vitit të kaluar. Në atë kohë, 509 njerëz u konfirmuan se ishin infektuar me virus dhe 29 kishin vdekur.