Jo të gjithë mësuesit e planifikuar kanë ardhur për të marrë vaksinën kundër koronavirusit.
Dyshimet e ngritura mbi AstraZeneca-n dhe pezullimi në disa shtete të Europës kanë shkaktuar pasiguri edhe në Shqipëri.
Ne prezencën e ministres Ogerta Manastirliu, ekspertes së ISHP, Silva Binos, dhe vetë kryeministrit Edi Rama, ka nisur ditën e sotme procesi i vaksinimit të arsimtarëve të qytetit të Durrësi, por Ne shkollen e bashkuar ‘Besnik Hidri’ nga 44 mesues 39 kanë refuzuar vaksinimin
Ky proces po realizohet në sallën “Black box” në shkollën “Jan Kukuzeli”, ku edhe është vendosur logjistika e nevojshme për mbarëvajtjen e tij.
Vaksinimi nisi rreth orës 13:30 të kësaj të marte dhe deri tani shume pake mësues të bashkisë Durrës, në shkollat e mesme dhe 9-vjeçare publike kanë shprehur gadishmërinë për t’ju nënshtruar këtij procesi.