Real Sociedad përfitoi në maksimum nga hapi fals i Sevillas, duke e ngushtuar në 3 pikë diferencën në renditje me vendin e 4-t, falë suksesit minimal që arriti në San Sebastian ndaj Levantes.
Në një ndeshje të dominuar nga fillimi e deri në minutat e fundit, skuadra baske realizoi vetëm një gol, pikërisht atë me Mikel Merinon në minutën e 10-të.
Në minutën e 27-të Oyarzabal humbi një 11-metërsh për Sociedadin që deri në fund shpërdoroi dhe një mori me raste për të dyfishuar rezultatin, por gjithsesi iu gëzua një fitoreje jetike në garën për një vend në Champions League sezonin e ardhshëm