Skandali Tire është zgjeruar dhe sot policia ka arrestuar dhe 4 infermiere që besohet se kanë lidhje me ngjarjen, pasi u kapën në përgjimet e bisedave telefonike, nga celulari i Tire Alldervishit.
Për këtë rast ka folur dhe drejtori i spitalit “Shefqet Ndroqi”, Perlat Kapisyzi. Ai ka thënë në “Open” se Tirja ka mundësi të ketë korruptuar të tjerat, ndërkohë që ka “mbrojtur” stafin e tij duke thënë se karakteri i Tires është rast i izoluar dhe ka gjetur disa të tjera me të njejtin karakter për t’i korruptuar.
Ai tha se ne shqiptarët e kemi zakon të vjetër që të japim rryshfet dhe Tirja me “shoqet e saj” kanë përfituar nga kjo gjë.
Kapisyzi: Tirja ka shumë vite që punon dhe disa vitet dilte në pension. Dhe kuptohet që karakteri i njeriut përcakton dhe fatin e tij. Ndikon ambienti dhe natyra dhe shoqëria. Tirja është nga ato që karakteri i saj ka ndikuar dhe te stafi tjetër. I ka korruptuar, por them që dhe ato kanë pasur pak a shumë karakterin e Tires. Kanë gjetur një terren ku mentaliteti i shoqërisë është trashëguar në vite, ku nëse jep rryshfet mendon se shërbimi shëndetësor do të jetë më cilësor. Ne nuk duhet të ndihmojmë që njerëz si Tirja të lulëzojnë dhe fenomeni të marri dhenë. Mjekes së dhomës asnjëherë uk i është thënë “më lanë lënë pa bukë”. Kisha dëshminë e shoqes së dhomës, që thotë me përgjegjësinë juridike që e ndjera ka marrë të gjitha shërbimet. Ushqim, larje, pastrim dhe të ndjerën e ka ushqyer dhe vetë mjekja. Në gjithë atë kohë fluksi, si nuk pashë një infermiere apo jeke të bëj uf buf, të ankohet. Jo, madje shërbim dy tri herë në ditë.