Raportet BE-Turqi, Von der Leyen dhe Michel takohen me presidentin Erdogan

Në kuadër të situatës së krijuar së fundmi mes Turqisë dhe Greqisë, zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian, kreu i Këshillit Evropian, Charles Michel dhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen këtë të martë kanë udhëtuar drejt Ankarasë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se në fokus të kësaj vizite është ulja e tensioneve të krijuara së fundmi dhe për të rivendosur raporte të paqta me Presidentin Erdogan.

Visit Instagram Profile ➤

Ndër të tjara mësohet se disa nga temat kryesore që pritet të diskutohet mes zyrtarëve të BE-së dhe presidentit turk janë kërkesat e Ankarasë për rritjen e mbështetjes së BE për miliona refugjatë sirianë në Turqi, një azhurnim i bashkimit doganor të Turqisë me BE dhe liberalizimi i rregullave të vizave për udhëtarët turq.

Gjithashtu një tjetër çështje është dhe ajo e diskutimit rreth tensionit për ujërat e Mesdheut dhe raportet me Greqinë e Qipron. Ndërkohë herë pas here BE ka kritikuar Turqinë herë pas here se shkelë të drejtat dhe liritë duke cenuar kështu parimet demokratike. /

Author: admin