Ramazani, Kryemadhi uron besimtarët myslimanë: Paqja dhe mirësia qoftë në zemrat e çdo shqiptari!

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, uron besimtarët myslimanë për Muajin e Shenjtë të Ramazanit.

Kryemadhi shkruan në rrjetet sociale se ky është muaj i faljes dhe mirëkuptimit, i cili afron njerëzit më shumë me krijuesin, lartëson vlerat më të mira dhe rrit forcën e çdonjërit për përballimin me sukses të sfidave.

Urimi i Kryemadhit:

Agjërim të lehtë e të pranuar për të gjithë ju, të dashur motra e vëllezër besimtarë myslimanë. Muaji i Shenjtë i Ramazanit që nisi sot, është muaj i faljes dhe mirëkuptimit, i cili afron njerëzit më shumë me krijuesin, lartëson vlerat më të mira dhe rrit forcën e çdonjërit për përballimin me sukses të sfidave që përballemi në familje, në shoqëri dhe në Shqipëri.

Paqja dhe mirësia qoftë në zemrat dhe shtëpitë e çdo shqiptari!

Author: admin