Rama zbulon të papriturën në Vlorë, Dritan Leli ka refuzuar ftesën për të qenë kandidat

Kryeministri Edi Rama, ka zbuluar në konferencën për shtyp nga selia e PS-së, se Dritan Leli, kryebashkiaku i Vlorës, ka refuzuar ftesën e tij për të qenë në listat e PS-së.

Rama nuk e sqaroi përse ka ardhur ky vendim, por la të kuptohet se ka patur “dinamika të brendshme” që kanë sjellë këtë vendim, pra mund të bëhet fjalë për pakënaqësi nga ana e kryebashkiakut.

Në formimin e një skuadre ka dinamika të brendshme. Nuk ka fare rëndësi se çfarë ka menduar njëri apo tjetri.

Unë i kam propozuar të bëhet pjesë e skuadrës, ai nuk e ka parë të arsyeshme, është zgjedhja e tij,  me të, pa të, ne do të realizojmë objektivin bazë dhe do të shkojmë shumë afër objektivit maksimal, që është plotësisht i mundur sipas meje. S’ka asnjë problem“, deklaroi Rama.

/TPZ.al/

Author: admin