Në konferencën e fundit me gazetarët për këtë vit, kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se vaksinimi anti-COVID në Shqipëri do të nis në muajin janar.
“Ne jemi të bindur që do të fillojmë vaksinimin pa pritur që të kalojë ky ngërç, do e fillojmë brenda janarit dhe kam tendecë të besoj që ne mes të janarit do jemi në gjendj të fillojmë vaksinimin me mjekë e infermierë dhe më pas në grupet e tjera vunerabël, mësyes, punonjës policie dhe më të mëshuarit, jemi në diskutime dhe me Modernan dhe AstraZenerca dhe besoj që shumë shpejt do finalizojmë marrëveshjen me Pfizer dhe kjo është arsyeja se përse kjo mbetet në këtë fazë një punë intesive diplomatike dhe komunikimi në të katërta anët. Nuk ekziston asnjë mundësi për të bërë kontrata direkte të palidhura me strategjinë e përgjithshme dhe ata që kanë akses kanë hyrë në kornizën e strategjisë së përgjithshme, jemi shumë pranë të një marrëveshje të shkruar që kemi filluar që nga takimi në Nju York”, tha Rama.