Kryeministri Rama publikon një video me pamje nga Llogaraja dhe uron një fundjavë të mbarë për të gjithë ata që do zgjedhin jugun si destinacion të tyre.
Por teksa publikon videon, Rama thumbon të apasionuarit pas muzikës në orët e vona të mbrëmjes, duke uruar një fundjavë të mbarë me muzikën e natyrës. “MIRËMËNGJES, dhe me këto pamje nga Llogaraja që të kujtojnë çfarë magjish ruan ky vend, Shqipëria, me malin dhe detin aty pranë, diellin dhe flladin, ju uroj një të premte të mbarë para një fundjave mbrëmjesh me muzikën e natyrës në bregdet”, shkruan Rama.
Kujtojmë se, qeveria nëpërmjet një akti normativ për parandalimin e përhapjes së Covid-19 ka vendosur mbylljen e lokaleve dhe klabeve të natës pas orës 20.00.