Kryeministri Edi Rama inkurajoi sot të gjithë studentët ende të pavaksinuar të shfrytëzojë javën e ardhshme për t’u vaksinuar si rruga për të hyrë në auditor me të tjerët. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi njoftoi më herët se me kërkesë të Konferencës së Rektorëve, viti i ri akademik do të fillojë zyrtarisht në datën 18 tetor, me qëllim që nga data 11-17 tetor, fokusi të jetë vetëm në procesin e vaksinimit të studentëve.