Rama nga Gjirokastra ironizon PD: Programi i tyre mund të ofrojë masazhe e SPA dhe pishina

Kryeministri Edi Rama është ndalur sërish sot tek programi ekonomik i Partisë Demokratike, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në Gjirokastër.

Teksa është pyetur nga një mjeke e re e cila nga Tirana tashmë është transferuar me punën në Gjirokastër, nëse do t’ju mundësohej një bonus qiraje, kreu i qeverisë thumboi PD. Sipas tij, ndoshta këtë dhe shumë të tjera mund ta ofronte programi i PD, duke shtuar se mund të ofrojë masazhe, fizioterapist, SPA apo dhe pishina.

“Sot ju merrni vetëm pagën, si mjekë që janë këtu vendas,. Pasi 3 vite do të punoni atje ku ka nevojë atdheu. kjo është ideja, pasi është investim që e keni bërë ju dhe familja, por dhe nga shteti. Është fuqizim moral i figurës së mjekut në momentin kur del në front. S’di të jap një përgjigje tani për këtë. Pasi programi i partisë demokratike mund ta akomodojë këtë. Mund të ketë dhe bonsur për të shkuar në masazh, në fizioterapi private, pishina, SPAH, që do të ndërtohet sipas programit.”, tha Rama.

Rama-mjekes: Sa e ke rrogën?
Mjekja: 490 mijë lekë.
Rama Po sot?
Mjekja: Sot duhet të jetë hedhur rroga e re
Rama: Dole atje tamam si gjirokastrite. Tani më thua sa marrim në dorë. Me bonusin ata marrin atë pagë të nivelit bazë në Gjermani

News24

Author: admin