Në fund të fjalimit të tij kryeministri bëri një falenderim të veçantë për kreun e Grupit Parlamentar Taulant Balla dhe ministren për Marrëdhënien me Parlamentin Elisa Spiropali duke i konfirmuar sërish në detyrat e tyre në mandatin e tretë.
“Sot është dita për të falenderuar të gjithë deputetet dhe deputetët, anëtarët e kryesisë së Grupit Parlamentar, drejtuesin Taulant Balla dhe ministren për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropalin.
Taulanti ka drejtuar grupin me këmbëngulje të spikatur dhe Elisa ka qenë e përkushtuar duke përfaqësuar qeverinë me aftësi në debate parlamentare. Të dy kanë konfirmimin e tyre në detyrë në mandatin e tretë për ta çuar në një nivel tjetër performancën e PS-së në qeverisje”– tha kryeministri.