Kryeministri i vendit Edi Rama në një bashkëbisedim me gazetarët për shëndetësinë deklaroi se ka sinjale të arsyeshme se në vend kanë hyrë variantet e reja të Covid-19 pa specifikuar raste konkrete.
Rama tha po ashtu se janë shtuar shtrimet në spitale edhe në mosha të reja, duke e vënë theksin tek zbatimi i rregullave. Ndryshe, mund të kthehemi tek masat e forta kufizuese.
“Kemi sinjale te arsyeshme se në Shqipëri kanë hyrë variante të reja të covid 19…kemi rritje të infektimeve edhe në grupmoshat e reja.
Jemi shumë të motivuar të bëjmë çdo gjë si duhet që të mos detyrohemi të kthehemi tek masat e forta kufizuese.
Për ketë duhet motivim i gjithsecilit. Ajo që po konsiderohet kudo si një tjetër valë infektimesh dhe që u vu re me numra që u rritën në mënyrë dramatike po reflektohet tani edhe këtu.
Masat që janë në fuqi janë masa që në këndvështrimin e ekspertëve të komitetit teknik funksionojnë, por që të funksionojnë siç duhet, duhen zbatuar.
Është vënë re një shkelje rregullash kohët e fundit, është e papërgjegjshme që edhe politikanët i shkelin rregullat nëpër grumbullime”,– tha Rama.
Ndërkohë kryeministri Rama është kritikuar nga disa mjekë për organizim të mitingjeve.tpz.al