Në një takim me qytetarë në Gjirokastër, kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe darkën e ministrave të qeverisë në restorantin luksoz në Dubai.
Rama i justifikoi ministrat me frazat: “Nuk jemi të shenjtë, jemi shqiptarë me të mirat dhe të këqijat tona”, por e pranoi si të drejtë indinjatën e njerëzve.
“Nuk kam pasur mundësinë t’ju vizitoj, zëri më ka ardhur shumë shpesh që ju jeni një sipërmarrje ekslencë në sektorin e bujqësisë. Unë kam një respekt të veçantë te ata që investojnë te e ardhmja. Respekti lidhet për kurajon dhe largpamësinë dhe për respektin për ndihmën e madhe, se nuk është qëllimi juaj që ti tregoni të tjerëve se çfarë mund të bëhet. Duhet ti kthehem asaj, nëse doni të gjykoni me objektivitet atë që kemi bërë dhe duhet të prisni prej nesh referohuni pamjes së një kantieri të rindërtimit.
Nuk është një lagje ku njerëzit mund të banojnë. Është një lagje në ndërtim. Është dyfishuar toka që punohet në vend për shkak të sistemi të ujit. Nuk do të thotë se puna ka mbaruar. Ju jeni këtu, me të drejtë thoni keni ndonjë plan të sillni ujin apo jeni duke ngrënë te Nusreti. Se kështu është për fat të keq shembulli, nga një anë janë njerëzit që punojnë, nga ana tjetër janë ata që vetëm flasin e ngatërrojnë, duke u kapur ku të munden.
Disa nga personazhet publike shfaqen në një nga restorantet më të shtrenjtë, dhe kjo kthehet në një arsye për të pakënaqurit. Në fakt jo, ne nuk jemi as njerëz të rënë nga qielli, as të shenjtë, jemi shqiptarë me të mirat dhe të metat tona. Shumë gjëra do t’i bënim më mirë, por nuk mund ta diskutojmë për shembull se si ishte sistemi i bujqësisë para 7 vitesh”, deklaroi kryeministri.tpz.al