Rama flet për vonesat në mbërritjen e afganëve: Shtetet e vogla nuk janë në gjendje të evakuojnë njerëzit siç ishte planifikuar

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për “The Sunday Times” ka folur për strehimin e afganëve në Shqipëri. Teksa sqaron vonesat për mbërritjen e tyre, ai thotë se shtetet e mesme ose të vogla nuk janë në gjendje të evakuojnë njerëzit siç ishte planifikuar.

Më tej ai shprehet se është shumë e vështirë për të larguar afganët dhe qytetarë të tjerë nga Afganistani.

Visit Instagram Profile ➤

“Duket se nuk ka një koordinues atje, nuk ka një qendër të përbashkët operacionesh, nuk ka asgjë, vetëm secili për veten. Shumë shtete po kërkojnë një pikë kontakti të përbashkët, e lëre më organizatat humanitare që nuk e dinë kujt t’i drejtohen. Ende nuk ka asnjë mënyrë për t’i kaluar njerëzit nëpër porta nëse nuk jeni një shtet i madh, madje edhe për shtetet e mëdha duket mjaft e çrregullt. Kjo është arsyeja pse të gjitha organizatat janë të bllokuara. Shtetet e mesme ose të vogla nuk janë në gjendje të evakuojnë njerëzit siç ishte planifikuar. Ndryshe nga shumë vende të tjera evropiane“, shprehet kryeministri Rama.

Teksa kujton Shqipërinë e viteve ‘90, kreu i qeverisë shprehet se ‘ne kemi qenë afganë 30 vite më parë’.

“Për shqiptarët konflikti, uria dhe shpërngulja ishin përvojë në kujtesë. Për ne, lufta ka qenë shumë e vërtetë. Ne kemi pasur luftë në derën tonë. Ne kemi parë njerëz të vrarë dhe kemi pasur njerëz që njohim që janë vrarë.

Për ne është shumë e qartë. Ne kemi qenë afganë tre dekada më parë kur ikëm nga ferri ynë. Evropianët e njohin luftën vetëm përmes Netflix-it, kurse për shqiptarët ishte e gjitha reale.

Pra, tani ata janë shqiptarët e 30 viteve më parë dhe ne duhet të jemi atje si të tjerët për ne”, shtoi ai.

Prej një javë në vendin tonë pritet të mbërrijë avioni i parë me rreth 300 afganë, të cilët do të strehohen përkohësisht në Shqipëri pasi talebanët morën pushtetin në Afganistan.

Author: admin