Ditën e sotme do të nisë vaksinimi kundër Covid-19 në Shkodër dhe Vlorë.
Bëhet me dije se i pranishëm do të jetë edhe kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastrliu me nisjen e procesit të vaksinimit ose siç është quajtur procesi “Shqipëria Buzëqesh”.
Mësohet se vaksinimi do të bëhet në pallatet e Sporteve dhe se ambientet po bëhen gati.
Por duket se kryeministri do të ‘pritet’ me një protestë nga fermerët e Nënshkodrës, pasi ditën e sotme disa qytetarë të zonave të përmbytura kanë dalë në protestë.
Kujtojmë që ditën e djeshme kanë mbërritur 7020 doza vaksina Pfizer, ndërsa Rama dha lajmin se një vend mik shumë shpejtë do t’i dhurojë Shqipërisë 360 mijë doza të AstraZeneca.