Kryeministri Edi Rama, është përplasur me gazetaren Ambrozia Meta, duke refuzuar t’u përgjigjet pyetjeve të saj.
Kur Rama përmendi televizionin ku punon gazetarja, Syri Tv, ajo u përgjigj duke kërkuar të mos përmendet televizioni, por Rama këtë e konsideroi mungesë etike dhe nuk i’u përgjigj pyetjeve, lidhur me largimin e Fatmir Xhafajt nga lista fituese e Tiranës dhe kandidimin e personave kontroversë në Durrës, që dalin edhe në përgjimet e dosjes 339.
Pjesë nga debati:
Ambrozia: Fatmir Xhafaj në fund të listës, Ditmir Bushati, Pandeli Majko dhe Mimi Kodheli. Doni vetëm njerëz që t’ju binden? Sa ndikim ka patur Erion Veliaj në këto lista?
Edi Rama: Fakti që është shqetësuar syri.net për ministrin tregon shumë. I pyeturi përgjigjet, nuk e negociojmë dot.
Ambrozia Meta: Qarku i Durrësit janë tri emra që përfliten. Rrahman Rraja, Jyrgis Çyrbja, persona që përmenden në dosjen 339.
Edi Rama: Është praktikë ndërkombëtare që nga Shtëpia e Bardhë e kudo. Ndalimi i hyrjes në konferencë i gazetarëve që nuk respektojnë rregullat, që shkelin etikën e aktivitetit. Nuk hyn tek praktika ime që ta bëj këtë për ty, por të lutem mos shkel rregullat.
Ambrozia Meta: Fatmir Xhafaj nuk ka lidhje me Syri televizion…
Edi Rama: Pyetje tjetër.