KAKAVIJË -Në pikën kufitaretë Kakavijës numri i makinave që kërkojnë të kalojnë drejt Greqisë ishte shumë i madh. Mësohet se radha ka shkuar në disa km.
Shkak për fluksin e madh të automjeteve janë bërë kufizimet e orareve nga pala greke. Sipas vendimit më të fundit të autoriteteve greke, emigrantët lejohen të lëvizin deri në orën 22:00. Pas këtij orari dhe deri në orën 06:00 të mëngjesit, dogana mbyllet.
Në shtetin fqinj mund të futen vetëm ata që kanë nënshtetësi greke, ose janë të pajisur me leje qëndrimi. Po ashtu nga 16 gushti, personat që do të udhëtojnë drejt Greqisë, do të qëndrojnë për 7 ditë të karantinuar.
Masat e marra nga qeveria greke, vijnë si pasojë e rritjes së numrit të të prekurve nga COVID-19 në vendin tonë.