Qeveria mbylli bizneset për shkak të COVID-19, italianët protestë, përleshen me policinë

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Argan Hair Mask
Me vaj argani që s’pyet për flokë të thatë – vetëm butësï...
Shop Now

Pronarët e restoranteve dhe bareve në Romë të Italisë, nuk janë aspak të kënaqur me rregullat e reja të vendosura nga autoritetet shëndetësore, me qëllim shkëputjen e zinxhirit të infektimeve përtej Adriatikut.

Sipas mediave të huaja, qindra persona dolën në rrugë të martën dhe u përleshën me policinë.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Shampo kunder Zbokthit
Pa sulfate, pa parabene – vetëm dashuri për flokët tuaj! 💚...
Shop Now

Qytetarët protestuan pa maska mbrojtëse dhe kërkuan nga qeveria që baret dhe restorantet të hapën sërish, pasi pretendojnë se gjenden në një krizë të vështirë financiare.

Agjencia e lajmeve Associated Press, raporton se forcat e sigurisë ndërhynë pasi protestuesit u përpoqën të thyejnë kordonin e policisë dhe se sipas tyre, anëtarët e grupeve ekstreme të krahut të djathtë ishin midis turmës që shkaktuan trazira.

Kujtojmë se baret dhe kafenetë në Itali janë mbyllur të paktën deri në fund të prillit.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Seti me Argan
Hej yje, linja e flokëve nga @kooswalla.al është një dashuri e vërtetë...
Shop Now

Author: admin