Qeveria e re, Meta i dërgon shkresë Prokurorisë: Verifikoni çdo ministër të propozuar nga Rama

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Argan Hair Mask
Me vaj argani që s’pyet për flokë të thatë – vetëm butësï...
Shop Now

Presidenti Ilir Meta ka kërkuar informacione nga Prokuroria e Përgjithshem për të gjithë emrat e propozuar si ministra nga kryeministri Edi Rama, për të ndërtuar qeverinë e re.

Në shkresën drejtuar Prokurorisë thuhet se Meta, kërkon të informohet në një kohë sa më të shpejtë në lidhje me procese hetimore apo penale që mund të jenë nisur për kandidatët e propozuar nga kryeministri.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Shampo kunder Zbokthit
Pa sulfate, pa parabene – vetëm dashuri për flokët tuaj! 💚...
Shop Now

Kreu i Shtetit kërkon të dije nëse ka procese për emrat e propozuar, dhe në çfarë faze janë ato. Në kërkesë theksohet se përgjigjet duhet të kthehen sa më shpejt, në mënyrë që Presidenti të shprehet për emërimet brenda shtatë ditëve, siç edhe e kërkon procedura.

Vetëm një ditë më parë Presidenti Ilir Meta ka dekretuar emërimin e Edi Ramës si kryeministër të Shqipërisë, duke i dhënë dritën ‘jeshile’ për të udhëhequr qeverinë.

Author: admin