Që të njohësh një Dem me rrënjë dhe dhëmballë, të duhet ca punë, por falë këtij artikulli, i cili të tregon se si është në të vërtetë një Dem, duke nisur që nga tiparet karakteristike e deri te gjërat që një Dem përlqen.
Njerëzit Dem janë të interesuar për tematika të ndryshme dhe të rëndësishme, të cilat mund të lidhen me dashurinë, jetën, paratë, punën, por edhe me thashethemet nga VIP-at. Demët mund të jenë të butë, por edhe shumë pasionantë. Ata nuk duan që të nxiten drejt diçkaje të caktuar, kanë opinione të forta dhe duan që të shtëpia e tyre të jetë gjithnjë e rehatshme.
Karakteristikat më të zakonshme të Demit
Janë këmbëngulës
Nëse do të mbarosh punë, pyet një Dem. Nuk ka asnjë detyrë apo sfidë që mund ta mposhtë një Dem. Kanë durim demi (hehe) dhe nuk dinë të heqin dorë. Një Dem e di kur të heqë dorë dhe t’i rikthehet prapë të njëjtës bisede.
Duan jetën e luksit
Kjo shenjë vdes për jetën e luksit dhe kanë si prioritet rehatinë dhe kënaqësinë. Një Dem e do shumë jetën e shtrenjtë, duke nisur që nga veshjet, shtëpia dhe shijet që kanë në çdo gjë, që nga çanta e deri te parfumi.
E marrin me terezi
Ndër të gjithë njerëzit që e kanë “dyst”, Demët janë të parët. Demi ka ritmin e vet dhe e mendon shumë çdo lëvizje që bën. Një Dem analizon, analizon e analizon me detaje gjithçka.
Janë kokëfortë
Një Dem është super kokëfortë. Domethënë në nivelin e një kokëshkëmbi. Nëse thotë “jo”, është shumë e vështirë t’i ndërrosh mendje. Edhe nëse një Dem e di që e ka gabim, sërish kokëfortësia nuk e lejon që ta pranojë.
Janë shumë të qetë
Për një Dem, është shumë e zakonshme që të shkëputet nga një bisedë dhe të qëndrojë në mendjen e vet. Shpeshherë mund të jesh në dilemë nëse po të dëgjon ose jo, ndërsa Demi do të jetë në botën e vet.
Çfarë pëlqejnë Demët?
Është e thjeshtë: Paratë! Për Demin, lekët janë shumë të rëndësishme dhe motori që shtyn përpara jetën e tyre. Por, le të flasim për gjëra jo materiale! Demët duan shumë respektin, rregullsinë dhe duan të investojnë dhe të kursejnë. Një talent i fshehur i Demit është gatimi. Demi adhuron të gatuajë dhe të organizojë festa, sidomos në shtëpi.
Të flirtojnë. Një Dem do të flirtojë dhe të joshet. Si një shenjë goxha interesante, Demi s’e ka të vështirë që të jetë i parezistueshëm. Demi mund të jetë personi që ka më shumë ndjekës në rrjetet sociale, i njeh të gjithë, kalon një kohë cilësore me njerëzit që ka qejf dhe do të jetë në shoqëri të mirë, qoftë në aspektin miqësor ose në dashuri.
Të bëjnë pazar. Demët vdesin për të bërë pazar! E gjeni nëpër qendra tregtare, të blejë për veten dhe për të tjerët. Ata i marrin shumë seriozisht blerjet dhe mund të shpenzojnë shumë kohë duke u vërdallisur nëpër dyqane.
Seksi është një tjetër aspekt ku Demët shkëlqejnë. Demët janë të etur për seks dhe joshen gjithnjë nga kontakti fizik, lidhjet intime, tatuazhet dhe sensualiteti. Do ta bësh për vete një Dem? Bli intimo të reja, bëj lëvizje seksi dhe ja.
Demi është natyrshëm një shenjë seksi, pasi udhëhiqet nga Afërdita, planeti i dashurisë dhe kënaqësisë. Kjo shenjë ka vetëbesim të fortë, janë përgjithësisht të lumtur me veten dhe e përfshijnë veten në grupe dhe situata të ndryshme.
Çfarë nuk pëlqen një Dem?
Një Dem nuk pëlqen kur nuk i ka gjërat në kontroll dhe kur është tejet i/e zënë. Nëse ka punë, shumë detyra të paplanifikuara, Demi ndihet i/e lodhur dhe pa humor. Kjo shenjë nuk ka shumë humor për gjërat që s’i ka qejf dhe nuk do të bëjë ndryshime të mëdha, pra, nuk do të kalojë nga të qenit rehat në shumë punë. Një Dem nuk e sakrifikon për asgjë zonën e rehatisë.
Gjykimin. Demët nuk i durojnë dot njerëzit që gjykojnë, pasi vetë janë shenjë që nuk gjykon, madje s’i bie farë ndërmend për të tjerët. Si një shenjë që i do të gjithë njerëzit rreth e rrotull, Demi është pranues dhe gjithëpërfshirës.