Mediat greke kanë publikuar foto të 45-vjeçarit shqiptar që u kap të premten gjatë natës në makinë me Alket Rizain në Lamia.
45-vjeçari shqiptar ishte shpallur në kërkim nga policia greke për disa ngjarje të rënda ku spikat atentati i tetorit 2017 në Glyfada ku mbeti i vdekur një biznesmen shqiptar dhe u plagosën dy të tjerë.
Zougla raporton se i shumë kërkuari shqiptar u paraqit sot për masë sigurie në gjykatë, por nuk bëri publik emrin e tij.
Mediat greke raportojnë se shqiptari i arrestuar në makinë me Alket Rizain kërkohej edhe për një gjobë vendosur ndaj një biznesmeni grek, ndërsa sëfundmi kishte planifikuar që të arratisej për në Londër.
Kush është Alket Rizai
Alket Rizai është mjaft i famshëm në Greqi për arratisjet e tij nga burgu.
Në vitin 2006 dhe 2009, në bashkëpunim me të dënuar të tjerë grekë, arriti të arratisej nga burgu më i sigurt i Greqisë, ai i Koridhalosit, duke përdorur helikopter.
Më pas, tentoi arratisjen e tretë, duke marrë peng gjashtë policë të burgut të Malandrinos. Ai është dënuar me 25 vjet burg për disa vepra penale.
Arratisja e parë e stilit hollivudian, u krye më 4 qershor të vitit 2006, e ideuar nga Nikos Paleokostas, vëllai i një krimineli me famë, Vasilis Paleokostas.