Psikiatrja shpjegon fenomenin psikologjik të nënës dhe vajzave në tragjedinë e Kombinatit

Mjekja psikiatre Arjana Rreli është shprehur për historinë e familjes Josifi si një rast me psikozë familjare që ka filluar kohë më parë. E ftuar në News 24, ajo tha se bindjet fetare i amplifikojnë akoma më shumë këto psikoza.

 

“Mendoj që kemi të bëjmnë me një psikozë familjare që duket se ka startuar herët. Vekja e babait të familjes është indicator që të çon atë që brenda kësaj fmailje ka qenë dhe vetëvrasja si element i pranuar. Ato mesa duket e kanë pranuar. Nuk di se sa ndikim mund te kttë pasur bindja e tyre fetare se ndihmojnë ndonjëherë në amplifikimin e psikozës së familjes. Mendoj se kjo psikozë familjare ka nisur me një vendim që ka pararendur tek një nga anëtarët e familjes. Mjedisi i tyre ka qënë i mbyllur, si një enë me presion ku presioni është rritur ditë pas dite, ky presion është gjeneruar brenda këtij ambienti të mbylur është amplifikuar deri sa vjen një moment që fillon e përvetësohet si një gjë krejt normale”, ka thënë ajo.

 

Gazetarja: Si ka mundësi? Kemi banesën ku jetojnë tre njerëz që besojnë se po të vdesin ringjallin, herë pas here trokasin familjarë, hyjnë dhe brenda akomodohen në shtëpi dhe diskutojnë me zonjën dhe një nga motrat, me qetësi olimpike ato thonë se Anisa po fle apo mëson dhe diskutojnë për gjerat e ditës. Si mundet të ndodhë kjo gjë?

 

Dr. Rreli: Kjo është shumë e mundur, ti gjen kthjelltëisnë e menduar, ndërkohë që çfarë ka lidhje me psikozën e zhvilluar ku ata mendojnë se do ketë kritika, nuk duan të hyjnë në debat me të tjerët dhe krijojnë një lloj barriere duke menduar se ajo që po bëjnë është e drejtë, por të tjerët nuk e kuptojnë. Kjo është fija e hollë që ndan normalitetin me anormalitetin.

 

E gjeta veten në thirrjen për këto probleme të vogla. Na ndan kaq pak gjendja ku ne mund të hyjmë në anormalitet. E para duhet të tregojmë problematikën. Ata hynë në një psikozë të ngushtë ku vetëm ato e dinin ku do shkonin. Nëse ne e shfaqim shqetësimin jo vetëm që marrim ndihmë por nuk çojmë drejt sëmundjes mendore. Mendësia e krijuar brenda kësaj familje është mbajtur kaq sekret sa ka gjeneruar deri në një situatë në dukje normale brenda mureve. Nuk e di kush e ka futur i pari atë mendësi në atë familje.

 

Doktoreshë Rreli thotë gjithashtu se është e vështirë që Blerta të shërohet nga kjo gjendje psikoze:

 

Blerta e ka perceptuar si një normalitet situatën. Këtu është e vështirë të bindësh psikozën mbi mënyrën se si e mendon ajo vdekjen dhe ringjalljen. Apo imazhet që i kanë mbetur në tru nga nëna dhe motra e vdekur. Një psikozë kërkon minimalisht 1 vit trajtim.

 

Author: admin