
Mungesa e ujit është e dukshme menjëherë në lëkurë, sepse lëkura bëhet e thatë, e lodhur, gri dhe rraskapitur…
Uji përmban pothuajse 65% të trupit tonë dhe është përgjegjës për një numër funksionesh jetësore – nga ruajtja e niveleve të gjakut në trup dhe termorregullimi deri te nxjerrja më i shpejtë i helmeve nga trupi dhe elasticiteti i lëkurës, shkruan Cosmopolitan,
Por ajo që pak njerëz e dinë, (ose e injorojnë faktin e njohur) është që uji duhet të pihet rregullisht gjatë ditës, sepse në momentin kur etja shfaqet, kjo është tashmë një shenjë që ka pasur dehidrim të qelizave në trup!
Dhe dëmtimi i shkaktuar nga dehidrimi vështirë se mund të rregullohet!
Ky çrregullim e prish balancin e nivelit të kripës dhe sheqerit në gjak, gjë që ndikon në funksionet tjera të trupit.
Trajtimi i dehidrimit është i rëndësishëm pasiqë dehidrimi i madh mund të ketë pasoja që rrezikojnë jetën e personit.